Protestën e 12 Nëntorit kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi vetëm një betejë, e cila sapo ka filluar.
Duke folur nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se vijimi i kësaj beteje bëhet një domosdoshmëri përballë një qeverie që sipas tij do të tentojë sërish të vjedhë votën e shqiptarëve.
“Një betejë e parë e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre”.
Ramën e akuzoi sërish si kreun e aferës së inceneratorëve që sipas tij i ka zhvatur shqiptarëve qindra miliona Euro.
“Aferën e tmerrshme të djegësave, ku është me çdo dokument kryetar i organizatës kriminale, me firmë, fap, fap, fap, e bam, bam bam. Por kjo do të marrë ndëshkim popullor, ndaj dhe përballja me këtë klan, është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë”.
Krahas betejës së nisur në sheshe me qytetarët, Berisha u ndal edhe tek gara në parti për primaret, duke ironizuar procesin në kampin rozë.
“Proces si në shpellën e mafias sepse vendos ajo për kandidatët”.
Në përfundim të fazës së shfaqjes së interesit 200 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në procesin e primareve për kandidat për kryetar bashkie.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!