TIRANË- Shkollat profesionale do të jenë vend dije jo vetëm për nxënësit , por edhe për prinderit e tyre. Këtë deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në një konferencë rajonale për arsimin profesional.
Kjo mundësi që iu jepet të rriturve, është edhe një menyrë për ecur me dianmiken e tregut evropian të punës, që kërkon aftësinë për të mesuar deri në tre zanate gjatë jetës.
“Per kete arsye MMSR me mbeshtetjen e partnereve tane eshte duke shkuar drejt transformimit te shkollave tona te arsimit profesional, fillimisht te atyre me te mira, ne qendra multifunksionale mesimi dhe trajnimi qe i ofrojne sherbime jo vetem nxenesve por edhe prinderve te tyre ne kerkim te nje profesioni te ri apo rritje te profesionalizmit te atij qe kane”, deklaroi Veliaj.
Ministri theksoi se gjendja e arsimit profesional deri në shtator të vitit 2013 ishte deshpëruese, ku përqindja e nxënsve që ndiqnin arsimin profesional ulej cdo vit. Për të kapercyer këtë situatë, Veliaj u shpreh se tashmë sistemi i arsimit profesional është nën menaxhimin e vetëm të ministrisë që ai drejton, dhe ky unifikim arsimit profesionale ka dhënë dhe rezultatet e para.
“Kemi nje rritje me 40 perqind te studenteve te rregjistuar ne vitin e pare ne sistemin e arsimit professional krahasuar me ata qe mbaruan vitin e pare vjet”, tha Veliaj.
Tashmë bordet drejtuese të shkollave profesionale do jenë përfaësues të bizneseve që janë në linjën e shkollave profesionale, për të bërë të mundur që nxënesi 30% të orëve mesimore t’i kalojë në hapësirat e biznesit. Pas disa vitesh , u hapën edhe shkollat e reja profesionale të mesme në Tirnaë, Bulqizë dhe Lezhë.
Ещё видео!