Vetëm dy ditë ka zgjatur ulja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Shqipëri. Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit me 10 Lekë të naftës. Në pikat e karburanteve nga enjtja çmimi me pakicë i naftës do të jetë 229 Lekë për litër.
Edhe benzina ka pësuar rritje me 8 Lekë, nga 195 Lekë ajo do të tregohet me 203 Lekë për litër. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar duke u tregtuar me 78 Lekë për litër.
Ministria e Financave bën të ditur se shkak për këtë rritje çmimesh janë bërë një sërë faktorësh. I pari lidhet me rritjen e kursit të Dollarit me plus 1.63 pikë nga data 26 Shtator. Faktorë të tjerë janë rritje çmimit në bursën mesdhetare të naftës dhe benzinës respektivisht me plus 68 Dollarë dhe plus 60 Dollarë për ton. Referencë janë edhe faturat zyrtare të operatorëve.
Ministria sqaron se vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës dhe nuk i referohet bursës së naftës bruto.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!