Njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë vijon kontrollet në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.
Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.
Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish zonën ku ndodhi sulmi, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nga ku paralajmëroi se kjo çështje nuk do të mbyllet lehtë.
“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj.
Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim.
Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”.
#lajmetefundit #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #marreveshje #sulm #asociacion #shba #be
source rtsh
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!