Në prag të zgjedhjeve të dyfishta të 14 majit në Turqi, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin Recep Tayyip Erdogan. Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në mediat turke, Rama veçon vizionin dhe punën e Erdogan për transformimin e vendit të tij.
“Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdijeje të re, tek forca e kombit dhe e shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë e për popullin e saj, po krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti të forta, të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit të institucioneve legjitime të Turqisë, madje edhe të vetë jetës së Presidentit Erdogan”.
Rama e konsideroi Erdogan si mik të ditëve të vështira, duke përmendur njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen pas tërmetit 2019-ës dhe pandeminë.
“Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, por edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”.
Rama përdori edhe mesazhin e socialistëve për 14 Majin kur turqve u kërkon të mos kthehen mbrapa.
“Mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa!
Për Ramën, roli i Erdogan ka qenë i rëndësishëm edhe në zgjidhjen e konflikteve rajonale.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!