Krimi ka tronditur sërish vendin duke marrë 4 jetë njerëzish e duke plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë, e ngjashme me skenë filmash ka ndodhur në Velipojë rreth orë 12 30 pas mesnate, pas një konflklti të castit për hapësirat publike për shezlongët e plazhit. Viktima e ngjarjes janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Kurse të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli. Sipas informacioneve të marra nga vendi I ngjarjes, Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut që mbeti i vrarë në atentati mafioz në Zonën e Livadheve teksa po kalëronte. Ai është pronar i “Hotel Fantazia” në Velipojë dhe “Hotel Fantazia” në Zues. Ndërkohe i plagosuri tjetër, Hasani është vëllai i Kujtimit, edhe ai ka një biznes në plazhin e Velipojës.
Pas ngjarjes së rënë me 4 viktima drejtuesit më ta lartë të policisë së shtetit kanë shkuar në velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, drejtori I Policisë Kriminale Tonin Vocaj, si dhe grupi hetimor me specialistët e drejtorisë së Policisë Shkodër. Lidhur me ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Shkodrës
“Rreth orës 00:30 këtu në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të hotel Gocaj, ku për shkak të një konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë që shfrytëzohen për vendosjen e shezlongëve dhe çadrave, si rezultat i këtij konflikti kanë gjetur vdekjen 4 persona dhe janë plagosur 2 persona. policia menjëherë ka marrë masat, ka ardhur në vendngjarje me grup ekspertësh, në vend kanë ardhur dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe specialistët më të mirë”
Nga të dhënat e marra në vendin e ngjarjes dyshohete se autorë të masakrës me katër vitima janë dy personat që kanë mbetur të plagosur, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli. Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor, ka sekuestruar të gjitha pamjet e sigurisë pranë vendit të ngjarjes për të parë dinamikën e krimit që shkaktoi 4 viktima dhe dy të plagosur. Po ashtu janë shoqëruar edhe disa persona që kanë qenë dëshmitarë të vrasjes së rëndë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Velipojë#ArdiVeliu#TopChannel
Ещё видео!