#ilirmeta #monikakryemadhi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten dhe njëherësh deputeten e PL-së, Monika Kryemadhin kanë votuar ditën e sotme rreth orës 11:00.
Meta dhe Kryemadhi kanë qenë të shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët gjithashtu kanë votuar.
Pas votimit, kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime teksa ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë, ku sipas tij merr fund monizimi.
Ilir Meta: Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. Njëkohësisht, gjëja më e rëndëisshme, e drejta më e fuqishme që ka një qytetar në demokraci, është vota. Ajo është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së tij. Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë, nuk ka të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë llogari, prandaj ushtrojeni këtë të drejtë sot dhe vetëm përmes pjesëmarrjes dhe kësaj mundësie të shkëlqyer, ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Ditë e madhe për Shqipërinë dhe merr fund monizimi absolut dhe rivendoset në transparencë absolute.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!