Nuk pati fitues supersfida e javës së tretë së Abissnet Superiore mes parrizanit dhe Vllaznisë. në Elbasan Arena sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me berazimin 1-1 me Vllazninë që ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani që ende nuk e ka ndjerë shijen e fitores shkon në kuotën e 2 pikëve pas 3 ndeshjeve
Sfida nisi vrullshëm me Vllazninë që shumë shpejt gjeti golin e avantazhit teksa shënoi me Da Silvën që në minutën e 4-t të sfidës.Partizani u përpoq të reagonte teksa pati dy mundësi me Ergys kacen me goditje dënimi, por që nuk u konkretizuan. në minutën e 44, u kërkua ndërhyrja e sistemit VAR për një rast faulli të Latifit mbi Markun, një moment që pritet të hasë në diskutime pasi në fund arbitri ndëshkoi futbollistin e Vllaznisë me karton të verdhë, kur sistemi VAR mund të ndërhyjë vetëm në raste kur bëhet fjalë për karton të kuq. Nga ana e saj Vllaznia rrezikoi të shënojkë golin e dytë pikërisht me Latifin, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e mbrojtur nga Alban Hoxha. me rezultatin 1-0 për Vllazninë përfundoi edhe pjesa e parë. në
Në pjesën e dytë Partizani rrezikoi me Junior, por Adili ndërhyri duke mos lejuar futbollistin e Të Kuqve të dërgojë topin në rrjetë. 4 minuta nga fundi Filipovic iu afrua golit të barazimit po gjuajtja e tij u devijua nga poortieri Zogovic për t'u përplasur në trambversë. M4egjithatë partizani arriti të gjejë golin e barazimit me Rrapaj me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës. Në minutat e mbetura nuk pati asgjë për t'u shënuar dhe rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 1-1
Java e tretë e Abissnet Superiore do të mbyllet me ndeshjet e kësaj të hëne Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukesi, që do të transmetohen në platformën digitalb
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!