Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që urimet për festën e krishtlindjeve ta bëj nga Durrësi, i cili një muaj më parë pësoi edhe goditjen më të madhe nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga kasha e Shën Palit, Basha uroi shqiptarët për festën dhe bëri thirrje për një bashkim kombëtar kundër të keqes.
Festën e krishtlindjes kreu i opozitës, Lulzim Basha zgjodhi ta urojë nga Durrësi, qytetin që pësoi edhe goditjen më të rëndë dhe humbjet më të mëdha njerëzore nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryedemokrati ishte në Kishën e Shën Palit me përfaqësues të Partisë Demokratike ku takoi dhe uroi besimtarët për festat. Fatkeqësia e tërmetit shërbeu edhe si një thirrje për një bashkim të shqiptarëve për të përballuar çdo të keqe.
"Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe iua mbushte zemrat me dritë gjithë shqiptarëve. Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata në nevojë, në veçanti për ata më të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar cdo të keqe dhe për të dalë në ditën e begatisë dhe bekimit të zotit", u shpreh Basha.
Një tjetër vizitë Basha do të zhvillojë edhe në Kishën e Shën Mhillit në Laç, edhe ky një prej qyteteve më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit ku dhjetra banesa u shpallën të pabanueshme dhe u shembën nga ekspertët./abcnews.al
Ещё видео!