SHIJAK - Një krim tragjik tronditi të dielën Shijakun, ku një 41-vjeçar i alkoolizuar vrau me çifte vjehrrin dhe gruan e tij, pasi nuk e kishte “përtypur” dot faktin që 35-vjeçarja kish ikur nga shtëpia me kërkesën për divorc. Dritan Petova, babai i dy fëmijëve, qëndroi me armën e krimit përreth 7 orë në majë të një shtylle pranë banesës së vjehrrit, por negociatat me policinë, nënën e tij dhe të afërm të tjerë, nuk mundën të shtypnin pendesën dhe shokun e pësuar nga vrasja e dyfishtë, duke shënuar viktimën e tretë. 41-vjeçari qëlloi ndaj vetes me të njëjtën armë që vrau nusen e tij dhe vjehrrin, ndërsa në duar mbante një shishe alkooli (me raki), të cilën e “ktheu” edhe në momentet e fundit të jetës së tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në fshatin Xhafzotaj të Shijakut.
Pikërisht alkooli ishte zanafilla e konflikteve të tij me bashkëshorten 35-vjeçare Zaje Petovës, probleme të cila fatkeqësisht u mbyllën në mënyrë tragjike.
Ky fakt është konfirmuar përpara hetuesve të çështjes nga vjehrra e Dritan Petovës, Drita Leka e cila ka rrëfyer së dhëndri i saj mëngjesin e së dielës i ka ardhur në shtëpi në gjendje të dehur dhe me shishe me raki në dorë për të kërkuar rikthimin e gruas së tij në shtëpi.
Zaje Petova që prej kohësh ishte pre e dhunës fizike së bashkëshortit të saj Dritanit, refuzonte kthimin në shtëpi dhe kjo agravuar debatet mes çiftit, të cilët janë përleshur fizikisht.
Në këto momente, Dritan Petova, - sqaron ajo, - ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Zaje Petovës duke e lënë të vdekur. Për këtë të fundit Gjykata e Durrësit kishte lëshuar edhe urdhër mbrojtjeje kohë më parë.
Në konflikt e sipër për të sheshuar mos marrëveshjet ka ndërhyrë , babai i Zaje Petovës, Ismet Leka. Plumbat nuk kanë kursyer as këtë të fundit, i cili gjithashtu ka mbetur i vdekur në vend.
Në momentin kur ndodhi krimi në banesën e familjes Leka ndodhej edhe vajza e mitur e çiftit, e cila e traumatizuar ka shkuar në dhomën e gjyshes.
Drita Leka ka rrëfyer më tej, se pasi ka kryer krimin autori është nisur drejt shtëpisë së tij që ndodhej vetëm pak metra me larg dhe u ka rrëfyer familjarëve krimin makabër që kishte kryer.
Më pas Dritan Petova ka vendosur të shkojë tek shtyllat e tensionit të lartë pranë radiostacionit, aty ku Petova ishte punonjës, ku pas pesë orë negociata me policinë dhe në gjendje të alkoolizuar, teksa vijonte të konsumonte raki vendosi të mos dorëzohej dhe të vriste veten.
Nënë a e Zaje Petova ka rrëfyer ndër të tjera se çifti nuk kishte probleme ekonomike dhe se i vetmi problem ishte pija dhe dhuna që ushtronte Dritan Petova ndaj gruas së tij.
Dy fëmijët e mitur të çiftit mësohet se aktualisht ndodhen me prindërit e Dritan Petovës.
Ещё видео!