Autoriteti mbi Informimin e Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, I ka dhënë fund sekretit që mbahej rreth dënimit, persekutimit e ekzekutimit të inxhinierëve e specialistëve të kohës në sektorin e Naftës.
Lajmi është bërë public nga vetë AIDSSH, teksa theksohet: “Dokumentet që po ju ofrojmë janë ndërtuar mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve të nderuar me urdhra pune dhe dekorata të larta trimërie nga pushteti komunist.”
Autoriteti i Dosjeve thekson se industria e naftës ishte një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më fitimprurës të ekonomisë. ““Nafta çan bllokadën” propagandonte regjimi, ndërsa për çdo avari në këtë sektor bënte gati goditjen e radhës, duke ndëshkuar inxhienerët që më parë kishin zbuluar tonelata naftë dhe ishin nderi i këtij sektori”.
Sipas këtyre dokumenteve rezulton se “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesie, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët: Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.
Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumentave dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit.
Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur.
Në këto dokumente lexuesi mund të gjejë letërkëmbimet për të dënuarit, letrat anonime, raporte etj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DosjeteSigurimit#TopNews#TopChannel
Ещё видео!