#oranews #vlore
Një 17-vjeçar vrau me plumb në kokë gjyshin 69 vjeç që e kishte rritur që pas vdekjes së prindërve. Ai tentoi ta fshehë krimin si grabitje, dhe për këtë dha dëshmi televizive dhe para policisë. Por përballë provave u dorëzua dhe më pas deklaroi se shkak ishin konfliktet që kishte me të moshuarin që pas vdekjes së gjyshes.
Nipi 17 -vjeçar vrau me plumb në kokë gjyshin 69-vjeçar në Vlorë, në një ngjarje që dyshohet e planifikuar, por tentoi ta fshehë si grabitje.
Viktima dhe autori mbajnë emrin Vangjel Kapllani, por adoleshenti njihet edhe me emrin Anxhelo.
Ata jetonin bashkë prej vitit 2004, kohë kur adoleshentit i vdiqën në aksident prindërit në Greqi.
Pistoletën e kishte blerë tek 3 të rinj
Adoleshenti e kreu krimin me një pistoletë të cilën e kishte blerë tek tre persona të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar, ndërsa kreu një sërë veprimesh për të fshehur vrasjes.
Doli në media për të fshehur krimin
17-vjeçari njoftoi policinë se gjyshin e kishte gjetur të dhunuar në banesë, ndërsa denoncoi edhe vjedhjen e rreth 1 milion lekëve.
Për të përforcuar alibinë doli edhe intervistë në media.
Por skenari i mbulimit të krimit nuk zgjati më shumë se katër orë.
Për shkak të dëshmive kontradiktore, hetuesit ngritën dyshime për krim në familje të cilin e provuan mbi bazë të tabulateve.
Pak kohë më parë adoleshenti i njohur si Anxhelo kishte blerë një pistoletë dhe mbi këtë provë është dorëzuar përballë hetuesve.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!