Një tjetër zonë, ajo e Fushë-Krujës që rezultoi një ndër më të prekurat nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, tashmë është kthyer në kantier ndërtimi, ku 10 ha tokë janë vënë në dispozicion të banesave individuale dhe atyre kolektive për banorët që humbën shtëpitë.
Puna që ka nisur me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, u inspektua edhe nga Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri Ahmetaj.
“Në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet për disa qindra familje të mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit, për të parë nga afër kryerjen e afro 45% të punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët ku përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës.”
Pas projektit, Ministri Ahmetaj tha se gjithçka do të jetë gati për ndërtimin e shtëpive individuale në këtë zonë.
“Besoj këtu, për 4-5 javë në varësi të mbylljes së procesit dhe projektimit do të fillojmë me shtëpitë individuale. Kjo zonë, zona e Durrësit, Kavaja, Rrogozhina dhe një pjesë e Kurbinit. Që ti bëjmë gati dhe ti fusim në fazën e prokurimit për fazën e dytë. 128 shtëpi, familje, dhe 145 familje në pallate. Pallatet do të jenë 4-katëshe, pra jo si pallate me shumë kate.“
Mbi 131 milionë euro janë fondet që qeveria ka shpenzuar deri më tani për procesin e Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, nga fatura totale prej mbi 1 miliard eurosh, ku ka nisur puna vetëm për 4 nga 33 zonat e reja të zhvillimit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!