Gaza është nën sulmin e raketave izraelite. Hakmarrja ndaj Hamasit po intensifikohet ndërsa bombardimet nuk kanë kursyer as qendrën e qytetit të Gazës. Kufiri mes Gazës dhe Izraelit është marrë nën kontroll nga ushtria dhe se prej të Hënës sipas mediave ndërkombëtare asnjë militant nuk e ka përshkuar më kufirin për të kryer masakra mbi civilet.
Teksa luftimet intensifikohen, rritet edhe numri i viktimave nga të dyja palët. Izraeli po vajton të paktën 1 mijë viktima që nga e Shtuna. Ndërsa nga bombardimet e ushtrisë izraelite kanë mbetur 830 viktima palestineze. Mes viktimave janë edhe 10 britanikë, 11 amerikane dhe 13 francezë.
Ndërsa luftimet vazhdojnë, ajo ç’ka mbetet ende pa përgjigje është pyetja nëse Izraeli do të nisë një ofensivë tokësore në Gaza.
Gjatë orëve të fundit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin Izraelit Ashkelon pas paralajmërimit që i bënë civilëve më herët.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur me qindra objektiva gjatë natës në lagjen Rimal të qytetit të Gazës, një lagje luksoze, ku strehohen ministra të qeverisë së Hamasit, dhe ku ndodhen godina universitetesh, organizatash mediatike dhe atyre që merren me ndihmat.
Sipas ambasadorit të Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, Hamas po mban peng 150 persona.
Agjencitë e OKB-së bënë thirrje për krijimin e një korridori humanitar për të dërguar ushqime e medikamente mjekësore.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!