Partia Socialsite ka firmosur zyrtarisht “Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane”
Koalicioni përbëhet nga 24 parti dhe pritet që shumë shpëjt të regjistrohet në KQZ pasi afati fundit është data 1 maj.
Në dokumentin e nënshkruar thuhet se objektivi kryesor I këtkij koalicioni është fitimi I zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019.
Ndërkohë në dokument theksohet gjithashtu se nuk do të tolerohet dhuna mbi zgjedhjet si dhe përsëritja e skenarëve të vitit 1996.
Kreu I grupit paralmentar të PS, Taulant Balla tha per mediat në përfundim të takimit se afatet e kodit zgjedhor janë të qarta dhe se nuk do të ketë negociata me askënd.
“Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë, apo ta përdorë kushtetutën a kodin zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës. Siç bën gabimin për dorëzimin e mandateve, tani jemi në fazën që Lulzimi dhe Monika duan t’iu heqin të drejtën qytetarëve për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive”
Partitë që janë pjesë e koalicionit ASE:
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Demokracia Sociale e përfaqësuar nga Paskal Milo
Partia Social Demokrate e përfaqësuar nga Skënder Gjinushi
Aleanca Arbnore Kombëtare e e përfaqësuar nga Gjet Ndoj
Aleanca Demokratike e përfaqësuar nga Eduard Abazi
Aleanca e Maqedonasve për integrimin Europian e përfaqësuar nga Edmond Themelko
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane e përfaqësuar nga Valentino Mustaka
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e përfaqësuar nga Gaqo Apostoli
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e përfaqësuar nga Kristo Kiço
Partia Aleanca Popullore e përfaqësuar nga Artur Dojaka
Partia Ardhmëria Shqiptare e përfaqësuar nga Emin Subashi
Partia Demokracia e Re Europiane e përfaqësuar nga Koçi Tahiri
Partia Demokrate për Integrimin e Prosperitetit e përfaqësuar nga Kujtim Muça
Partia e Gjelbër e e përfaqësuar nga Edlir Petani
Partia e Pajtimit Kombëtar e përfaqësuar nga Spartak Dobi
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare e përfaqësuar nga Skënder Halili
Partia e të Drejtave të Mohuara e e përfaqësuar nga Ilir Vata
Partia Uniteti Kombëtar e përfaqësuar nga Idajet Beqiri
Partia G99 e përfaqësuar nga Redi Shtino
Partia Kristian Demokrate e përfaqësuar nga Dhimitër Myslia
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare e përfaqësuar nga Genci Sakaj
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve e përfaqësuar nga Ymer Kurti
Partia Socialiste e Moderuar e përfaqësuar nga Gjergji Koja
Partia Socialpunëtore shqiptare e përfaqësuar nga Ramadan Ndreka
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!