Shuhet në moshën 75 vjeçare aktori i njohur i Kinemasë dhe Teatrit, Guljelm Radoja.
“Artisti i Merituar” e humbni betejën me Covid-19.
Për 3 javë ishte i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit dhe 3 ditët e fundit i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi. Lajmin për largimin e tij nga jeta e dha i biri, pianisti Red Radoja, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël…”
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role dhe gjithashtu një kontribut të çmuar edhe në Teatër.
Ajo ç’ka e veçon aktorin shkodran Guljelm Radoja nga të tjerët është realizimi i çdo roli në mënyrë të shkëlqyer.
E kjo i dhuroi vlerësime nga kritika si edhe me çmime.“Guljelmi është aktor me një profil tejet të veçantë, sepse ka ditur të ndërtojë karaktere mjaft të spikatura".
Rrugëtimin në film e nis në vitin 1970 me rolin e inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.
Role të cilët pasuan shumë të tjerë si Në fillim të Verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” që është dhe një ndër rolet e spikatura të tij.
Roli i tij i fundit u realizua këtë shkurt në filmin me metrazh të shkurtër 21 001 ditë, ai luan rolin e gjyshit, ku trajtohet fenomeni i gjakmarrjes.
Për meritat e tij artistike në skenë e film aktori Guljelm Radoja është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Artist i Merituar”./abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!