Misioni i KFOR-it ka reaguar më në fund pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia por nuk ka dhënë asnjë detaj apo shpjegim për ngjarjen e rëndë.
Në një reagim të shkurtër, misioni tha se nuk ishte në zonën ku tre policë të Kosovës, siç e ka cilësuar KFOR-i, u arrestuan të mërkurën nga trupat serbe. Në një komunikatë për media, KFOR-i shkroi të enjten se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe të autoriteteve serbe.
“KFOR-i gjithashtu është në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për sundimin e ligjit, EULEX-in. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i tha se po monitoron situatën dhe po vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të dalë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si rrëmbim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që policët e kidnapuar të lirohen pa kushte.
Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar heshtjen e KFOR-it për këtë rast, duke thënë se ai kishte mandat për ta parandaluar sulmin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KFOR#TopChannel
Ещё видео!