Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës.
Basha foli për legalizimet në Vlorë dhe akuzoi kryeministrin Rama se “ka ndërmend të prishë 110 mijë shtëpi”.
“110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtetë, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha Basha.
Sipas kryedemokratit, taksat e larta ia kanë vështirësuar jetesën vlonjatëve. “Për fermerë e peshkatarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, vlonjatë me shpirt sipërmarrje që kanë çarë nga zero e janë bërë maja e kapitalizmit të lirë nga Italia në Amerikë, nga Gjermania në Britani por nuk ja dalin dot në Vlorën e kapur nga një njeri që në tetë vite ju ka vënë shkelmin në fyt që e bërë naftën për vlonjatët e shqiptarët më të shtrenjtën në botë pas Singaporit e të Suedisë që rriti çmimin e energjisë elektrike , që rriti çmimin faturave për çdo familje, që rriti taksat, tarifat dhe gjithçka”.
Basha e quajti zgjim ekonomik dhe kombëtar, ndryshimin pas 25 prillit. “Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë. Fitore që do t’i takojë çdo shqiptari, do t’i takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do ti takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LulzimBasha#Vlorë#TopChannel
Ещё видео!