Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës, nga dita e martë, do të nisë së zbatuari planin e Qeverisë së Kosovës për makinat me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit. Ky plan është i ndarë në tre faza dhe fillon të zbatohet më 1 nëntor deri më 21 prill të vitit të ardhshëm.
Sipas Sveçlës, më 1 nëntor fillon shqiptimi i masës së qortimit për pronarët e makinave me targa serbe “ me kërkesën që ata të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, referencë për Republikën e Kosovës.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.
Targat që lëshojnë autoritetet serbe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.
Plani i Qeverisë së Kosovës është bërë i ditur më 28 tetor, ndonëse paraprakisht ka ekzistuar një vendim që ka pasur 31 tetorin si afatin e fundit për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS. Pas qortimit, faza e dytë e planit për targa parashikon gjobë prej 150 eurosh për pronarët e makinave me targa të tilla, duke nisur nga 21 nëntori deri më 21 janar. Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provë, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#Plani
Ещё видео!