Reshjet e dëborës që nisën në dy ditët e fundit në veri dhe verilindje të vendit sot përfshinë edhe jugun. Saranda dhe Vlora u zbardhën mesditën e sotme, ndërsa Qafa e Muzinës dhe Llogarasë mund të kalohen vetëm me zinxhirë, por situata është nën kontroll.
Ndërkohë që situatë e vështirë paraqitet në veri dhe verilindje. Në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë, por edhe në Konispol janë bllokuar disa fshatra. Në Dibër janë të bllokuar nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, gjithashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Zall Dardhë, Grykë Nokë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova.
Trashësia e dëborës në këto zona e ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Në Krujë u regjistrua edhe një aksident (lexo këtu), pasi një furgon doli nga rruga duke përfunduar në humnerë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në Korçë ka vështirësi për qarkullimin në zonat turistike, por nuk raportohet për probleme. Sipas ARRSH akset nacionale janë të gjithë të kalueshme, por një pjesë me zinxhirë.
Ещё видео!