Mes Bashës dhe Berishës nuk ka asnjë mundësi për të paqe në të ardhmen, edhe nëse që të dy do të garojnë për kreun e PD, apo edhe nëse të dy kryefjalë të politikës së tyre aktive ose jo kanë bashkimin e demokratëve.
Ky ka qenë komenti i Berishës për dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Por, zërat se edhe vetë ish-kryeministri duhet të bëjë një hap pas nuk janë pritur mirë prej tij.
Berisha është i bindur se Partia Demokratike do të bashkohet, por anëtarë të Komisionit të Rithemelimit aludojnë për një taktikë kurth të Lulzim Bashës. Kjo situatë ka ngritur diskutimin mes anëtarëve të rithemelimit, nëse do të ketë apo jo negociata me PD zyrtare, sot e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.
Edhe vetë Ervin Salianji në një dalje për mediat pas dorëheqjes së kryedemokratit, ngriti pikëpyetje lidhur me sinqeritetin e Lulzim Bashës në këtë dorëheqje.
Zëra të tjera brenda PD, flasin për një taktikë të Lulzim Bashës dhe përkrahësve të tij, teksa e konsiderojnë largimin e tij si një tërheqje të përkohshme. Të njëjtat burime flasin për një rikthim të kryedemokratit në garë për PD-në, pas zgjedhjeve lokale, ku PD do të shkojë me Alibeajn si kryetar.
Por teksa të dy palët flasin për bashkim, vendosja e parakushtit, (dorëheqje e Berishës nga të gjitha funksionet drejtuese), vë në pikëpyetje të gjithë rezultatin. Ndërkohë brenda Komisionit të Rithemelimit thonë se e gjithë situata zgjidhet me votë, teksa nuk përjashtojnë nga rikandidimi as Lulzim Bashën. Sipas tyre data 30 prill do të risjellë PD-në më të bashkuar, nëpërmjet votës së lirë. Belind Këlliçi nga ana tjetër, ka përforcuar këtë qendrim teksa ka ftuar edhe Lulzim Bashën të garojë më 30 prill dhe të jetë anëtarësia ajo që do të vendosë. Nga ana tjetër Edhe Agron Shehaj është shprehur se kush dëshiron të largojë Sali Berishën, le të mbledhë votat dhe ta bëjë, pasi instrumenti i votës është ai që vendos në demokraci.
Në të tillë situatë mbetet për t’u parë, ku dy palët mbajnë qëndrime ekstreme. Nga njëra anë grupi i drejtuar nga Alibeaj që kërkon tërheqjen e Berishës, dhe Rithemelimi që është i vendosur në zgjedhjet e 30 prillit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pikëpyetjet#PD#TopChannel
Ещё видео!