Ka kaluar 1 vit nga vdekja e Sonilës në Torino të Italisë, më 21 Mars 2021, por familja kujton 4 Prillin si datën kur trupi i pajetë i 22-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit. Trupi i Sonilës prehet në varrezat e fshatit Tozhar të Poliçanit, Qarku Berat.
Emisioni Uniko në Klan Plus ka udhëtuar drejt fshatit Tozhar më 4 Prill, për të marrë pjesë në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sonilës dhe për të nderuar kujtimin e saj.
Prindërit e Sonilës, Sose dhe Dashnor Nazo, thonë se presin ende drejtësi për vajzën e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ata shprehen se falë shërbimit social në Itali, në periudha të ndryshme kohor kanë mundësi të takojnë dhe komunikojnë me Tekon e vogël, nipin e tyre, i cili ndodhet në Torino.
Ndërsa drejtuesi i emisionit Uniko, Spartak Koka sqaron se për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Itali, është ndërprerë përkohësisht transmetimi dhe publikimi i fakteve për këtë ngjarje. Por të gjitha rrethanat dhe të rejat nga kjo histori ndiqen me prioritet nga stafi i Uniko, për t’u transmetuar në momentin e duhur dhe për të mos ndikuar në hetimet e shtetit italian.
Sose Nazo: Sot kam përvjetorin e çupës, 4 Prill, ditën që ka marrë dhe. Por në 21 Mars ka ardhur haberi i çupës, që ka humbur jetën, por ne e kujtojmë në 4 Prill, ditën që është varrosur.
Dashnor Nazo: Shpresojmë që të dali drejtësia e çupës. Kërkojmë vetëm drejtësinë.
Spartak Koka: Ku është çështja aktualisht?
Dashnor Nazo: Tani çështja është në Itali që merret avokatja, e falenderoj zonjën Esmeralda. Ne si prindër kërkojmë zbardhjen e çështjes.
Spartak Koka: Po hetohet mesa kemi mësuar, po vijohet të hetohet, nuk ka një përgjigje për këtë ngjarje.
Dashnor Nazo: Po ne shpresojmë.
Spartak Koka: Çfarë është bërë nga Shtatori kur kemi bërë emisionin e fundit dhe deri ditën e sotme që flasim? Sepse shumë qytetarë kanë qenë të interesuar, me dhjetëra kanë shkruar e kanë telefonuar për të pyetur çfarë po bëhet me rastin e Sonilës dhe përse nuk po flisni më? A do duhet t’i sqarojmë opinionit publik se përse nuk kemi folur dhe e dyta çfarë është bërë? Cilat kanë qenë përpjekjet tuaja dhe vijimi i përpjekjeve që keni bërë për zbardhjen e të vërtetës?
Sose Nazo: Nga ai moment që e kemi lënë, e kemi lënë për çështje hetimi që të vazhdojnë, jo se kemi hequr dorë ne si prindër. Ne të drejtën e çupës e duam deri në fund sa të kem jetën, qoftë unë e bashkëshorti im. Ja kemi lënë në dorë shtetit italian këtë pjesë.
Dashnor Nazo: Si sot, mbush plot 1 vit çupa që e kemi varrosur. Tani shpresojmë që çdo gjë të vejë në vendin e vetë. Ne duam vetëm drejtësi.
Spartak Koka: Kemi ndërprerë vijimin përkohësisht të emisionit për të mos influencuar në procesin gjyqësor civil për kujdestarinë e Tekos që po zhvillohet në Itali. Ne jemi informuar dhe nga autoritetet shqiptare por dhe italiane, në mënyrë jo zyrtare, të paktën ne si media, që Kreshniku kishte udhëtuar më datën 28 apo 29 Shtator, nga Tirana në drejtim të Italisë, Torinos, dhe ishte vendosur sërish në të njëjtin vend ku kishte qenë më përpara. Dhe Tekos, i ishte mbajtur pasaporta fillimisht dhe kishte vajtur në shërbimet sociale. Çfarë ka ndodhur? A mund të na i rrëfeni?
Sose Nazo: Unë me djalin kisha 8 muaj që kisha humbur kontaktet që nuk flisja me djalin më. Falë shtetit italian, shërbimit social, ne kemi takuar Tekon edhe kemi folur në telefon. I përshëndes, i falenderoj. Dua të bëhem e fortë, po s’bëhem dot.
Spartak Koka: Duhet të bëhesh e fortë për shpirtin e Sonilës, për Tekon dhe për familjen që ke.
#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!