Moti i keq me erë të forta dhe reshje shiu ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodres pasi rruga lidhese është bllokuar në dy segmente te saj. Aksi Prekal - Kir, u bllokua per shkak të reshqitjes se gureve dhe dherave. Mengjesin e kesaj të premte, një pjese e malit dhe e shkembinjve, ra në rrugen qe po ndertohet prej disa muajsh nga bashkia duke shkatërruar të gjithë punen e berë.
Po ashtu segmenti Kir - Shosh u bllokua sepse një pjese e malit perfundoi në rrugë duke berë të pamundur levizjen e banoreve të Dukagjinit. Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor. Nderkohë në bashkinë e Malesi e Madhe probleme ka në zonen e Kelmendit dhe në disa fshatra të tjere,me mungese të energjise elektrike. Gjithashtu në Vau Dejes ka mungese te energjise elektrike ne te gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Reshqitje dherash dhe probleme me rruget rurale raportohen edhe në Puke e Fushë Arrez.
Moti keq me stuhi vijon të jete prezen në lezhe ku ka sjelle probleme me furnizimin me energji elektrike. Zadrima, bregu i mates dhe ishull lezha vijojne të jene pa emergji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e dëmtimit të linjave elektrike për shkak të eres së fortë. Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë.
Po ashtu ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjt Drin, Mat dhe Gjader por aktualisht nuk përbejnë për dalje nga shtrati. Në të tre bashkitë e qarkut të Lezhës strukturat ndodhen në gadishmeri për të ndërhyre nëse do të krijohen probleme sa i përket përmbytjeve apo rrëshqitjes së dherave.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Stuhia#Moti#TopChannelNews
Ещё видео!