Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Selenicë të Vlorës, ku një 56-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një shpërthimi jashtë banesës së tij.
Fillimisht u raportua se viktimat, Dyrmish Glluçaj humbi jetën aksidentalisht si pasojë e një shpërthimi brenda banesës së tij. Më pas u spekulua se ishte një granatë dore shkaku që ia mori jetën 56-vjeçarit, ndërsa sipas pistave të fundit u tha se Glluçaj humbi jetën pas një shpërthimi të bombolës së sobës, jashtë shtëpisë së tij.
Policia ka zbardhur më në fund ngjarjen, ku zbuloi se nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. “Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e policisë zbuluan një lëndë plasëse në sobën me gaz, e vendosur nga i biri i viktimës, 23-vjeçari Mato Glluçaj.
Dyshohet se i riu e ka vendosur lëndën plasëse në oborrin e banesës për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij.
Policia ka vënë në pranga të riun ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mekanizmin elektrik me të cilën është realizuar shpërthimi. Por gjithashtu janë sekuestruar granata dore, tritol armë e thika, duke kuptuar që Mato Glluçaj e kishte mirëmenduar planin e tij për të vrarë të atin.
Sipas burimeve për Top Channel 56 vjeçari Dyrmish Gëlluçaj ishte babai i katër fëmijëve, një djali dhe tre vajzave. Sipas banorëve të fshatit Gjorm, ai pothujase ishte i verbër dhe çdo herë e shoqëronte vajza e vogël 7 vjeçe.
Objektet e sekuestruara: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezëse granatash, 1 armë zjarri pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews#Ngjarja#Selenice
Ещё видео!