SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
60 persona përfundojnë në urgjenca nga alkooli
13 qytetarë u lënduan nga përdorimi i fishekzjarreve në të gjithë vendin, 12 prej të cilëve në Tiranë dhe një tjetër në Pogradec.
Të gjithë janë larguar nga spitali pasi kanë marrë mjekim, ndërkohë kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në mesnatë se situata e rendit në kryeqytet ka qenë në parametra normalë.
“Situata e rendit dhe e sigurisë publike në qarkun e Tiranës është në parametra normalë. Kemi 12 persona të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret. Pjesa më e madhe e tyrer e kanë tashmë spitalin dhe 3-4 të tjerë janë dhe aktualisht në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shërbimet e Policisë do vazhdojnë deri në mëngjes në çdo shesh, në çdo lokal kudo ketë festime. Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar një lëvizshmëri të rrjedhshme të trafikut dhe për të realizuar ata drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike”, tha Vocaj.
Patrullat në gjithë territorin, çuan në pranga 3 shoferë të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Fatmirësisht pas mesnate nuk u shënua asnjë aksident.
Në urgjencën e QSUT-së, gjatë 24 orëve morën ndihmë mjekësore 60 persona të cilët u helmuan nga alkooli.
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!