Ilir Meta e kishte gati reagimin për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Menjëherë pas publikimit të dokumentit zyrtar në faqen e Komisionit, kreu i Shtetit rikonfirmoi se pretendimet e tij se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit u konfirmuan.
“Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak. Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stabilitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”.
Por ndryshe nga kreu i shtetit mendon kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bindjen se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Por pavarësisht kësaj vendimmarrjen ja lë në dorë Komisionit Hetimor.
Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor do të diskutohet edhe opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, për të vendosur nëse do të vijohet procedura për shkarkimin e kreut të shtetit apo jo./ABC News Albania
Ещё видео!