#oranews #lezhe
Peshkimi me grep është një mundësi për të siguruar një vakt ushqim për shumë njerëz, ndërsa për të tjerë një sport argëtues. Në Lezhë janë të shumtë ata që i gjen buzë detit, lagunave apo lumejve.
Një pjesë e kanë pasion.
"Për sport vijmë, për qejf."
Të tjerë e kanë kthyer sportin e peshkimit në mënyrë për të shtuar të ardhurat.
"Me mashtru veten, çfarë burim fitimi kjo?"
Brigjet e bregdetit, lagunave dhe lumenjeve në Lezhë, popullohen nga të apasonuarit pas peshkimit me grep.
Veç vendasve aty gjen dhe të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë, deri nga Kosova.
"Shumë sport i mirë, peshkimi është loçk."
Leje në e-Albania dhe jo më shumë se 5 kilogram peshk në ditë janë kushtet që u ka vendosur qeveria, duke e bërë peshkimin, sport me rregulla.
Peshkatarët amatorë e cilësojnë absurd.
"Nuk e zbaton njeri, vijnë varkat e peshkimit deri në 8 metra ujë dhe më ndalon mua me dy kallama!"
Peshkimi i paligjshëm me mjete të ndaluara sipas peshkatarëve amatorë është problem i madh me të cilin duhet të merren institucionet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!