#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Shembja e 4 banesave (nga 430 në total) që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e '5 Majit' në Tiranë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët kanë bërë rezistencë pasi sipas tyre shembja e banesave është kundër ligjit duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave duke thënë se nuk dinë se ku të shkojnë. Report Tv ka ndjekur nga afër procesin, ku ka pasur një moment tensioni pasi familja Mziu ka refuzuar që të lërë banesën për shkak se sipas tyre e kanë me dokumente të rregulla. Një prej familjarëve është lidhur me pranga dhe ka hipur në çati. Është dashur ndërhyrja e FNSH-së që të evakuohen të gjithë familjarët
Burimë bëjnë me dije se disa prej banorëve janë shoqëruar nga policia pasi kundërshtuan shembjen e shtëpive. Disa banorë kanë kundërshtuar shembjen e banesave, pasi nuk janë dakordësuar me marrëveshjen me bashkinë, të cilën e cilësojnë të njëanshme. Banorët ishin lajmëruar për prishjen e objekteve, ndërsa sot ishte afati i fundit që ato të lironin banesat.
Ещё видео!