Lajme Arkiva - TV Klan 2004
Deti mori sërish jetë njerëzish në brigjet e Vlorës. Tragjedia e radhës ka prerë në mes përsëri jetën e atyre njerëzve të cilët shpresat i kishin varur vetëm përtej detit, historia përsëritet. Viktimat e radhës nuk ndryshojnë shumë nga ato të mëparshëm.
Marsi 1997, do të shënonte fillimin e tragjedive në det të emigrantëve shqiptarë. 38 burra, gra dhe fëmijë, vdiqën kur anija luftarake i katërti i radhës, i mbushur me qytetarë që donin t’i shpëtonin trazirave të atij viti u përplas me fregatën e Guardias italiane “Sibila”, në kanalin e Otrantos. Por viktima ka pasur dhe në vitet në vazhdim.
Më 13 Mars 2003, një skaf me 23 klandestinë pëson defekt në mes të detit dhe për fatin e klandestinëve nuk dihet asgjë edhe sot. Gomone të përmbysura, njerëz të humbur në det, apo të vdekur gjatë udhëtimit të ferrit. Kjo është panorama e trafikimit të njerëzve nga Shqipëria drejt Italisë, e shoqëruar edhe me viktima, çka solli dhe një presion të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë shqiptare për t’i vënë fre kësaj dukurie kriminale.
Në Gushtin e vitit 2002 me një pompozitet të rrallë, qeveria shqiptare raportoi, se kishte kapur të gjithë skafet dhe gomonet, e në shenjë simbolike dogjën 2-3 prej tyre. Por as deklarata e ish-ministrit Rama para shefit të tij Nano dhe as ato të këtij të fundit para ndërkombëtarëve nuk rezultuan të vërteta, pasi skafet dhe skafistët vazhduan punën. Rasti i parë për këtë vit përfundoi në mënyrë shumë tragjike, dhjetëra njerëz të vdekur.
Por si të mos mjaftojë numri i madh i viktimave, rasti i fundit tregoi edhe njëherë, se sa i lidhur është krimi me zyrtarët e shtetit. Një binom bashkëpunimi që duket se rrënjët i ka seç mendohej dhe që do të jetë shumë i vështirë për t’i prerë përfundimisht./tvklan.al
Gazetar – Eduard Frangaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!