Policia e Lushnjes ka parandaluar një tentativë grabitje me armë në fshatrat e Peqinit.
Një makinë e dyshimtë është pikasur nga forcat e Policisë në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Çermës" dhe kur I është bërë shenjë të ndalojë, autorët janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e patrullës policore.
Pas ndjekjes për disa minuta, autorët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në këmbë.
Gjithsesi, Policia arriti të identifikonte 3 autorët të cilët u shpallën në kërkim për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve". Ata janë Renato Çala, Florenc Tatoshi dhe Bukurosh Mukja.
Makina e tyre tip Benz që doli nga rruga rezultonte me targa të falsifikuara. Ajo u sekuestrua së bashku me njëë sasi municioni.
Ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e rasteve te tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer këta persona.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#TopNews#TopChannel
Ещё видео!