Prej disa ditësh Turqia është përfshirë nga moti i keq, bashkë me disa rajone të tjera përreth. Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje, erëra të forta janë regjistruar në pjesën jugperëndimore të turqisë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Era e fortë madje ka rrëzuar cati shtëpish e ndërtesash ndërkohë që ka rrëzuar në tokë madje edhe minarenë e një xhamie në qytezën Nazil në provincën e Ajdinit. Imazhet e rrëzimit të minaresë u shpërndanë në rrjetet sociale ndërkohë që pjesa e këputur rrezikoi edhe jetën e disa personave që ndodheshin aty pranë.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë në zonë bëri që të shkuleshin edhe pemë me rrënjë ndërsa shumë biznese dhe shtëpi banimi u dëmtuan po ashtu.
Edhe në Greqinë fqinje, reshjet e shiut kanë shkaktuar shumë probleme. Të enjten madje edhe kryeqyteti grek, Athinë, u përball me ndërprerje të energjisë elektrike dhe me rrugë të përmbytura. Zyrtarët kanë lëshuar një paralajmërim për qytetarët duke i kërkuar atyre të mos dalin nga shtëpitë vetëm në rastet kur është e nevojshme. stuhia e shiut dhe erës erdhi nga perëndimi, mbrëmjen e të mërkurës, dhe shumë shpejt arriti pjesën lindore të greqisë, përfshirë peloponezin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqi#Moti#TopChannel
Ещё видео!