Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Partia Demokratike të mos bëhet pjesë e bisedimeve për presidentin e ri të Republikës, pasi mazhoranca do ta zgjedhë vetë kryetarin e shtetit e synon ta përdorë për fasadë opozitën. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat Berisha ka akuzuar ashpër Enkelejd Alibeajn. Sipas Berishës, Alibeaj është peng i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, duke vënë në dukje se negociator atë e ka përzgjedhur Taulant Balla, jo Partia Demokratike . SALI BERISHAISH KRYETAR I PD“Opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me njw të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë. “ Berisha e ka cilësuar procesin e ndërtuar nga socialistët si proces mafioz që do të mbyllet me zgjedhjen e një presidenti që i bindet kryeministrit Edi Rama. “ Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon“ Por krejt ndryshe mendon Enkelejd Alibeaj, për të cilin Sali Berisha nuk ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e grupit se është i përjashtuar. ENKELEJD ALIBEAJKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD“Në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij” Sipas Alibeajt PD duhet të bëhet pjesë e negociatave me PS “Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është me bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën” Përtej çështjes së presidentit të ri të republikës, pjesë e debateve në mbledhje ishte edhe bashkimi i partisë demokratike, bashkim i cili duket gjithnjë e më i pamundur.Albana Vokshi, një prej deputeteve të përjashtuara nga janar i ka kërkuar Alibeajt anulimin e përjashtimeve të deputetëve; por vetë Alibeaj ka sqaruar se nuk do ta bëjë këtë duke arsyetuar se vendimi është marrë nga kryesia e mund të zhbëhet vetëm nga kryesia
Ещё видео!