Plagosja e regjistruar në aksin rrugor Mirditë-Rrëshen mbrëmjen e së premtes është zbardhur nga policia. I plagosur mbeti Martin Prenga, person me precedentë të mëparshëm penalë. Dyshohet se personi në fjalë ka pasur konflikt me dy vëllezër konkretisht Florin dhe Altin Gjoka, binjakët 21-vjeçarë.
Prenga ishte në lokalin e një pike karburanti, kur Florin Gjoka ka shtënë 5 herë me pistoletë drejt tij. Menjëherë pas krimit, ai u ndihmua nga vëllai I tij Altini, ku të dy u larguan me motor. Ky ishte një atentat ndaj 51-vjeçarit, me këtë të fundit që u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës,pasi ka marrë një plumb në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë dy efektivë policie në vendin e ngjarjes, të cilët kanë trembur autorin e plagosjes në momentin e të shtënave, ku ky I fundit më pas u largua. I riu ka tentuar ta vrasë shënjestrën e tij, por duke parë efektivët e policisë është detyruar të largohet. Arrestimi I tij është bërë pak orë më pas, e po merret në pyetje në komisariat. Sipas informacioneve paraprake, personat në fjalë kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri-tjetrin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Atentati#Lezhe#TopChannel
Ещё видео!