#Florenc Çapja #SpartakKoka
Teksa në emisionin “Opinion” po diskutohej në lidhje me 32 urdhërarrestet e nxjerra nga SPAK, gazetari Spartak Koka ka bërë publik mesazhin që i ka ardhur në numrin e punës të një personi që pretendon se është Florenc Çapja i cili është i shpallur në kërkim.
Spartak Koka: Kemi një informacion të fundit, njëri prej personave i cili është i akuzuar dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë dhe porositës, bëhet fjalë për ngjarjen të cilën shpjegon Nuredin Dumani se ka marrë një porosi nga Florenc Çapja, Vis Kurçari, Bled Muçja dhe Eljo Bitri që të vriste dhëndrin e ish-kryetari të bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin në shumën prej 200 mijë eurosh pasi ishte lidhje e Suel Çelës dhe ku Dumani shpjegon me detaje. Më shkruan në numrin e punës të emisionit “Uniko” një person i cili thotë se është Florenc Çapja.
Blendi Fevziu: Ai thotë që është?
Spartak Koka: Florenc Çapja aktualisht po ndjek emisionin live.
Blendi Fevziu: Me çfarë numri, a është në Dubai?
Spartak Koka: Dhe thotë që unë këta persona kurrë në jetën time nuk i kam takuar dhe me këta persona, me asnjërin prej tyre, as nuk kam folur dhe as nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Enrik Hoxhën. As nuk kam folur në telefon dhe as nuk i kam takuar kurrë.
Blendi Fevziu: Pretendon se është Florenc Çapja?
Spartak Koka: Po.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!