TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka mbyllur konferencën me gazetarët mesditën e sotme, me një të qeshur, që nuk na ka rastisur t’ja shohim më herët. Në momentin që mbaruan pyetjet, Basha falenderoi gazetarët edhe për pritjen e mbrëmshem deri në orët e vona që u dorëzuan listat.
Më pas nisi të qeshte teksa thoshte: Natën ta bëjmë ditë!
“Faleminderit shumë për orët e vona të natës së kaluar. Por ju e dini, kohë zgjedhjesh. Të gjithë bashkë, deri më 25 prill, natën ta bëjmë ditë dhe të sjellim ndryshimin,”- tha Basha ndër të tjera dhe më pas u çua, sërish duke qeshur.
Ещё видео!