Përhapja e koronavirusit në Itali, i kanë alarmuar jo pak shqiptarët. Autoritete kanë nisur kontrolle më të rrepta në të dyja portet, që na lidhin me vendin fqinj.
Në portin e Durrësit të gjithë pasagjeret e ardhur nga Bari me dy tragete nuk kanë mundur të shkelin në tokën shqiptare, pa u kontrolluar.
Mjeku Indrit Kalaja shprehet se asnjë nga udhëtarët nuk ka shfaqur simptoma.
“Nuk ka pas probleme shëndetsore sepse edhe deklaratat që i lëshon stafi i trageteve, ato janë porositur që të marrin informacione dhe për raste përveç policisë kufitare dhe për ndonjë rast transiti që vjen nga Kina apo vend tjetër i prekur. Survejanca mbetet e lartë”, tha Kalaja.
Kontrolle të rrepta për pasagjerët që vijnë nga Italia ka edhe në portin e Vlorës.
“Ne kemi ngritur një dhomë të posaçme,për rastete e dyshimte. Janë marrë të gjithë masat që të kalojnë në filtër të gjithë ato që janë të dyshuar pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë të dyshuar. Kontrolle të rrepta për pasagjerët që vijnë nga Italia ka edhe në portin e Vlorës”, thotë mjeku.
Të gjithë pasagjerët që hyjnë në portin e Durrësit dhe Vlorës i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, para se të shkelin në tokën shqiptare. E jo vetëm pasagjerët, por edhe marinarët vendas e të huaj që hyjnë me anijet tregtare, duhet të kalojnë në kontoll dhe pyeten në çfarë vendesh kanë qëndruar./abcnews.al
Ещё видео!