Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar Kishën Ortodokse në Durrës, nga ku ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet.
Basha theksoi se kjo është një festë që duhet të bëjë bashkë shqiptarët, kurse ka shtuar se kjo ditë duhet të jetë po ashtu e rëndësishme për më të pamundurit e të prekurit e tërmetit.
“Nga Kisha e Shën Palit dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Kjo feste sjelltë besim, shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve! Mendimet dhe lutjer e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, me të fuqishëm, si një familje, për të perballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit! Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, deklaroi Basha.
Ещё видео!