Tre aksidente me pasojë 11 persona të plagosur, në mesin e të cilëve 4 fëmijë, u regjistraun në harkun kohorë të 24 orëve, njëri në Berat njëri në Korcë dhe tjetri në Vlorë.
Mbrëmjen e së mërkurës 31 vjecari Leon Simoni me orgjinë nga Shkodra, teksa po kryente manovra të rreikshme në hyrje të qytetit të Beratit, në një rrethrrotullim, humbi kontrollin e automjetit luksoz me targa angleze dhe përplasi tre këmbësorë.
45 vjecarja Blerina Nerjaku banuese në Shijak, 37 vjecarja Mersine Nerjaku baneuse në Zvicër dhe Shkëlqim Kapëshiu I moshës 63 vjec banues në fshatin Velabisht në Berat u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit për shkak të përplasjes së fortë.
Të tre personat u dërguan në spitalin e Beratit, ku dy gratë me mbiemër Nerjaku rezultuan me lëndime të lehta dhe aspak serioze për jetën, ndërsa 63 vjecari u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rëndë në trup.
I riu nga Shkodra u shoqërua në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet qe e cuan 31 vjecarin në kryerjen e driftit në rrethrrotullim dhe të manovrave të shumta. Dyshohet se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkolit apo të drogës, por pritet që ai ti nënshtrohet një testi për të shuar dyshimet e policisë.
Në Korcë, dy automjete u përfshinë në një aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq për pasojë u plagosën 3 persona, mes tyre një i mitur.
Mjeti tip furgon "Sprinter", me drejtues shtetasin Bujar Hoxha u përplas me mjetin tip "Volksëagen", me targa greke, me drejtues shtetasin Andrea Mazelli. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë parakalimi I gabuar nga ana e njërit prej drejtuesve.
Në Vlorë një taksi u përplas me një shtyllë në fshatin Nartë, për pasojë mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre 3 fëmijët e drejtuesit të mjetit. Shkaqet e aksidentit nuk dihen, ndërsa policia po heton ngjarjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vlorë#Aksident#TopChannel
Ещё видео!