Është shoqëruar në polici gazetari dhe analisti Alfred Lela, i cili është lënë i lirë pas dy orësh. Report Tv ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të tij, ndaj të cilit u ushtruar një dhunë e tepruar nga efektivët e policisë duke e shtrirë përtokë dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në polici.
Shoqërimi i gazetarit ndodhi pak minuta pas tensionimit të situatës dhe përplasjes së qytetarëve dhe artistëve me policinë që po tentonin të çanin gardhin. Gjatë deklaratave për mediat gazetari Lela tha se ka marrë goditje të forta në kokë dhe trup dhe nuk ndihet mirë.Lela shprehet se ka kaluar te Teatri për të parë nga afër situatën si reporter, por në atë moment ka parë se një grua se po shoqërohej nga policë. Ajo ishte Silva Caka, por Lela shprehet se nuk e dinte këtë gjë dhe është afruar për t'u interesuar se si qëndronte gjendja, në atë moment policët e shtrinë përtokë, e dhunuan dhe ofenduan.
"Ngjarja është shembja e Teatrit që është po aq i padrejtë sa ndalimi im. Kam qenë për 2 orë në komisariat. Kur e mora vesh që është shembur Teatri, isha në zyrë rreth orës 07:20, i hipa biçikletës për të parë në vendngjarje. Bëra një xhiro në gjithë perimetrin, protestuesit, doja një kqyrje të lirë te reporterit. Episodi që më bëri përshtypje ishte një grua zonjë që po komunikonte me policët. Vjen një grup uniformash blu, më pas një valë e dytë me 5 police femra që e morën pa të drejtë. Nuk e dija që ishte Silva Caka. Më goditën disa herë pa pikë droje. Ishin agresivë jo vetëm fizikisht por dhe verbalisht. I përçmoj dhe më vjen pështyrë që të godasin një njeri që nuk njihet për dhunë. Më sorollatën përreth godinave duke ma mbajtur kokën ulur me forcën. Kjo më ka trishtuar", ka thënë gazetari Lela
Ещё видео!