Flamur Noka nga radhët e opozitës ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për përfshirje në aferën e inceneratorëve dhe i ka cilësuar anëtarët e mazhorancës si ‘barbarë e hajdutë’.
Spiropali iu përgjigj duke thënë se ai dhe opozita shpifin. Ajo theksoi po ashtu se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Fierit.
"Bashkëshorti im ka qenë drejtori i ujësjellësit në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje as në qiell as në tokë me inceneratorët", theksoi Spiropali.
Spiropali-Nokës: Më vjen shujmë mirë që ka mësuar fjalën barbar, por mësymjet këtu nuk i bëjmë ne. Ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme, të gjitha shpifjet. Përgjigjien o zotëri e ke aty, s’ka asgjë që më lidh mua as me inceneratorët, as këtë e as atë, as kurrë se është shpifja më e madhe që kam dëgjuar ne jetën time. Sa i takon, ore, ik ore zotëri, ik mos na... përgjigjien do e marrësh çdo herë që shkon në zgjedhje. Bashkëshorti im ka qenë drejtori i ujësjellësit në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, as në qiell as në tokë me inceneratorët dhe ju jeni aq i trashë sa nuk e kuptoni se bëheni kaq të pabesueshëm sa edhe çështjet që mund të ngrihen nuk ua beson njeri. Jo vetëm që ju mungon vërtetësia, por edhe zgjuarsia
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!