I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe ajo në Ohër, janë të ligjshme në çdo mënyrë dhe zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999.
Deklaratat i bëri në një intervistë për MINA, ku u shpreh optimist se do të arrijnë tek zbatimi i dy marrëveshjeve.
“Procesi është një zhvillim historik në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Një marrëveshje për normalizimin, sipas kushteve evropiane, që krijon një marrëdhënie paqësore, të qëndrueshme dhe të parashikueshme midis dy fqinjëve armiqësor, është një arritje e madhe. Është dashur shumë guxim politik nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti, për të arritur atë marrëveshje. Dhe meqë ra fjala, është një obligim ligjërisht i detyrueshëm. Dëgjoj njerëz që thonë se nuk kanë nënshkruar, dhe për këtë arsye nuk është e ligjshme. Është e ligjshme në çdo mënyrë. Dhe pyetja tani është, si ta zbatojmë plotësisht atë? Sepse, zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Pra, unë jam optimist se do të arrijmë atje. Unë besoj se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik, të nevojshëm për të bërë hapat e duhur”
Escobar ka përmendur edhe obligimet që duhet të përmbushë Serbia dhe Kosova, me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
“Nga pala serbe ka disa elemente që duhet të plotësohen në aspektin e njohjes së patentë shoferëve, targave, letërnjoftimeve dhe disa gjëra të tjera. Dhe nga Kosova pritet që ta bëjnë asociacionin e komunave serbe. Më falni, nuk është pritshmëri, është detyrim. Dhe kështu ne duam të shohim se procesi po ecën sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk shoh ndonjë arsye pse nuk mund ta përfundojmë atë deri në fund të verës”, tha ai.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Escobar#Kosova#TopChannelNews
Ещё видео!