Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga çdo seancë apo mbledhje që zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi është marrë këtë të enjte dhe vjen pas incidentit të ndodhur në Komisionin e Ligjeve, ku Bardhi pas një debati me kryetaren e Komisionit, i hodhi asaj mikrofonin.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të enjtje të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pas kërkesës së grupit parlamentar të PS.
“Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar paisjet audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit.”, thuhet në vendim, e për këtë është marrë masa e përjashtimit të tij me 3 vota pr e 2 kundër për 5 ditë nga çdo zhvillim parlamentar. Më herët janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi edhe deputetët Edi Paloka e Bujar Leskaj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Socialistët#Komision
Ещё видео!