Hedhja e mbeturinave pa kriter në hapsira publike nuk është një fenomen që tërheq aq shumë vëmendje sesa hedhja e mbetjeve spitalore. Këto mbetje që shihni janë në afërsi të hyrjes së qytetit të Bulqizës. Megjithëse situata është bërë publike disa herë, nuk është marrë asnjë asë për largimin e tyre. Ndërkohë në këtë rrugë kalojnë me dhjetra apo qindra qytetar në ditë të cilët e shfrytëzojnë për vrapin e pasdites. Për qytetarët problem mbeten fëmijët apo dhe kafshët të cilat mund të biejnë në kontakt me to. Ata shprehen se institucionet duhej të kishin reaguar kohë më parë në mënyrë që të shmangin pasojat që mund të vijnë nga kontakti i njerëzve apo i kafshëve me këto mbetje spitalore.
Hedhja e mbetjeve spitalore në rrugën e lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës, është ngritur si shqetësim disa herë nga qytetarët. Institucionet jo vetëm që nuk kanë gjetur përgjegjësin për këtë ndotje, por as nuk kanë marrë mundimin që të paktën t’i largojnë nga aty.
Ещё видео!