“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, është një thënie e vjetër që udhëheq shtetet në kohë të pasigurta. Dhe këto kohë, janë më të pasigurtat që nga vitet 90...Kjo duket se është arsyeja pse vendet e botës po riarmatosen shpejt.
Lufta në Ukrainë, lufta në Izrael, tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe rreth Tajvanit, numri i madh i konflikteve që po ndodhin njëkohësisht në Afrikë, Kaukazi përjetësisht i paqëndrueshëm dhe kriza të tjera aktuale dhe të mundshme janë arsyet që kanë shtyrë shumë vende që të jenë të kujdesshme dhe të rrisin financimet për ushtrinë. SHBA po tregon shenja të heqjes dorë nga përpjekjet për të siguruar ushtarakisht të gjitha zonat e tjera të botës, vullneti për të siguruar kufijtë e jashtëm të sferës kolektive të ndikimit të Perëndimit po pakësohet.
Shtetet po rrisin fondet për ushtrinë pasi nuk mund të mbështeten më te SHBA për të siguruar një lloj paqeje relative globale që ekzistonte në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe në dekadën e parë të këtij shekulli, që sipas mesatares së vdekshmërisë në konfliktet e luftës (nga 0.3 në 1.3 persona për 100.000 njerëz) në nivel botëror ishin më paqësorët në histori. Sipas një hulumtimi të Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes, në vitin 2022 vendet e botës shpenzuan gjithsej 2240 miliardë dollarë për ushtrinë, që është një rritje prej 3.7 për qindësh krahasuar me 2021. Shpenzimet ushtarake në Evropë shënuan rritjen më të madhe në të paktën 30 vjet. Dhe në pjesën më të madhe kjo ndikohej nga rusia dhe ukraina, lufta mes të cilëve shtyu edhe vende të tjera më të largëta të shpenzonin më shumë për mbrojtje.
SHBA ndan më shumë fonde për ushtrinë. Buxheti i saj ushtarak 877 miliardë dollarë, ose 39 për qind e totalit të shpenzimeve botërore. Por norma e rritjes së shpenzimeve ëhstë ndër më të ulëtat në botë. Në anën tjetër kina po rrit me shpejtësi investimet në ushtri. Ajo renditet e dyta pas SHBA, me 292 miliardë dollarë ose 13 për qind të peshës botërore. Fuqia e tretë ushtarake në botë, për sa i takon shpenzimeve, është rusia, por ajo është sidoqoftë larg nivelit të kinës dhe SHBA-së. Rusia shpenzoi 84.6 miliardë dollarë për ushtrinë në 2022, ose 3.9 për qind të shpenzimeve globale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Israel#Palestine
Ещё видео!