Besimtarët e krishterë katolikë në prag të Pashkës Katolike, zhvilluan ritin e rëndësishëm të Udhës së Kryqit, të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.
Qindra besimtarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë duke u bërë pjesë e 14 ndalesave që përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq.
Vetë Imzot Arjan Dodaj në këtë të Premte të Madhe si një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik të krishterë pas periudhës së Kreshmeve bëri thirrje për reflektim dhe solidaritet.
“Udha e Kryqit” mbetet një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët e krishterë dhe kremtohet gjithmonë 2 ditë para festës së Pashkës, që shënon edhe ngjalljen e Jezu Krishtit.
Pjesë e riteve të kalendarit liturgjik të krishterë është edhe e shtuna para Pashkës, ku besimtarët shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet si buka, vezët apo djathi që serviren në tryezën e festës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!