Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Bekim Gurrën si dhe Admir e Armir Shabën të dyshuar si autorë të grabitjes së bankës së nivelit të dytë më 9 Maj në Koplik.
Në seancën e zhvilluar dy nga autorët, konkretisht Armir dhe Admir Shaba kanë mohuar përfshirjen në grabitjen e rreth 15 mijë eurove. Ndërsa bashkëautori tjetër, Bekim Gurra ka preferuar të mos flasë.
Grabitja për të cilën akuzohen 3 të rinjtë u zbardh vetëm pak ditë më parë nga Policia e Shkodrës. Kamerat filmike të bankës si dhe prova të tjera të administruara nga blutë e këtij qytetit çuan në identifikimin e autorëve të dyshuar. Gjithashtu për gjetjen e njërës prej armëve të krimit grupi hetimit u ndihmua dhe nga një prej autorëve. Ky i fundit çoi policinë tek vendi i quajtur ‘Syri Sheganit’ ku polumbarë të Reneas gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov që u përdor në grabitje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!