Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Armëve. Gjatë kësaj vizite, sipas mediave serbe, ai do të nënshkruajë kontratën e parë për blerjen e dronëve kamikazë.
Vuçiç tha se dronët kamikazë, do të jenë në inventarin e ushtrisë serbe brenda gjahstë muajve të ardhshëm.
“Këta dronë kamikazë do të jenë në territor serb shumë shpejt. Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të kemi dronët e parë kamikazë në duart e forcave të armatosura të serbisë, brenda pesë apo gjahstë muajve të ardhshëm”, tha vucic.
Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë për forcimin e ushtrisë serbe pasi sic u shpreh; para nesh kemi një periudhë sfiduese.
“Duke gjykuar nga deklaratat e Putinit, është e qartë se ai do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë, cka do të thotë se konflikti do të përshkallëzohet. Dhe serbia do të gjendet në një pozicion më të vështirë, politikisht, ushtarakisht dhe në cdo kuptim tjetër. Kjo është ajo që ne prisnim dhe ajo që ne do të shohim në vijim...do të ketë ndryshime të mëdha në fushëbetejë dhe ndryshime domethënëse në veprimet e mëtejshme politike kundrejt Serbisë, nga ana e perëndimit dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vucic. Ai shtoi se do të diskutonte me kompanitë serbe të industrisë së mbrojtjes për të ndërmarrë reforma që do ti bënin ato më të fuqishme. Ai tha se emiratet e bashkuara arabe ishin të kënaqura me projektet e zhvillimit të paraqitura nga serbia, predhat hovitzer dhe kalibrat e rinj me një rreze prej mbi 70 km. ne – tha ai duam të arrihmë dicka të ngjashme me sistemet amerikane HIMARS dhe të përpiqemi ta prodhojmë atë brenda një viti, cka do të thotë që mund ta përfshijmë në arsenal brenda dy vitesh. Presidenti serb ka premtuar se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar ushtrinë dhe nuk përjashton mundësinë e blerjes të avionëve ushtarakë francezë. Serbia, mund të shpenzojë edhe 700 milionë euro shtesë këtë vit për mbrojtjen përvec buxhetit të paracaktuar prej rreth 1.5 miliardë eurosh. Fondet do të përdoren për të përmirësuar tanket, për të shtuar 200 mjete të blinduara, dronë lufte si edhe tërheqjen e rekrutëve në njësitë elitë. Një mnarrëveshje me prodhuesin e avionëve francezë rafale mund të kushtojë sipas tij, 3 miliardë euro.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Dronet
Ещё видео!