Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje Sali Berisha, Ridvan Bode, Njazi Kosovrasti konference shtypi.
Kreu demokrat Sali Berisha është shprehur në një konferencë shtypi se në variantet e përkthyera në frengjisht dhe anglisht të projekt Kushtetutës, janë vërejtur shkelje. Sipas kreut demokrat, ato bien në sy fare qartë në nenet mbi pronën dhe diskriminimin. Ndërsa kanë mbetur pak orë nga vota referendare, sekretari i demokratëve, Bode ka ngritur zërin me forcë për çrregullimin total që po vihet re në listat e zgjedhësve dhe tentativat e qeverisë për të ulur në mënyrë të paligjshme numrin e votuesve.
Sipas tij ka një disporcion të madh e të qëllimshëm në shifrën prej 1 milionë e 120 mijë votuesve të nxjerrë dje nga ministria e kraharuar kjo me atë prej 2 milionë e 178 mijë votues të zgjedhjeve të Nëntorit të 1996-ës. Tjetër problem që u përmend ishte dhe përfaqësimi i Partisë Demokratike në komisionet e komunave dhe qëndrave të votimit si dhe u denoncua dhuna ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike dhe mosshpërndjarjen e kopjeve të ligjit për referendumin.
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!