Rezultati paraprak në 108 qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, tregon se Sali Berisha kryeson bindshëm përballë kundërshtarit të tij Ibsen Elezi, me mbi 93 përqind të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike në një konferencë për media deklaroi mbrëmjen e kësaj të diele se pjesëmarrja ishte i lartë, ndërsa procesi ishte i qetë dhe transparent.
“Në përfundim, në total kanë votuar për kryetarin e PD 43 680, ndër të cilët 40 820 kanë votuar për zotin Sali Berisha, ose 93 përqind të votave. Komisioni shpall zotin Sali Berisha fitues të garës dhe kryetar të PD”, tha Vokshi.
Të gjitha degët e PD në vend u përfshinë në zgjedhje këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, sipas parimit një anëtar një votë. 108 qendrat e votimit u hapën prej orës 08:00 të mëngjesit, për t’u mbyllur në orën 20:00. Rezultati përfundimtar do të bëhet publik ditën e nesërme. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!