Sali Berisha do të hyjë në zgjedhje përmes Ilir Metës. Zyrtarizimi i koalicionit pritet të bëhet të martën, një ditë para përfundimit të afateve për regjistrimin e koalicioneve.
Ish-Kryeministri u takua këtë të hënë me Ilir Metën. Pas këtij takimi u pyet nga gazetarët se si do të regjistrohet.
BERISHA- Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni.
Sipas Berishës, koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Ai këmbënguli në akuzat drejtuar Kryeministrit se qëndron pas vendimit të gjykatës për të mos i dhënë vulën dhe siglën e Partisë Demokratike. Ndërkohë, Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet i KQZ-së rrëzoi po këtë të hënë përfundimisht ankimimin e Berishës ndaj vendimit të Ilirjan Celibashit për të mos e regjistruar me vulën dhe logon e PD-së. Sipas vendimit të KAS, Berisha nuk legjitimohet për një kërkesë të tillë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Meta#Berisha
Ещё видео!